“Jam bërë për të vrarë veten”, bashkëshorti i Bedries: Më kanë kërcënuar!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2024, 13:53

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Gjatë seancës gjyqësore, Loka ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes. Ai ka pranuar se mes tyre ka patur debate e zënka si në çdo çift, por jo që e ka shtyrë drejt një akti të tillë.

Ai madje thotë se kur ka qenë në Greqi, dikush e ka kërcënuar me numër anonim:

"Ai ka pohuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte. Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë me vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit