Sekuestrohet në doganë mjalti ‘çudibërës’, shërbente si stimulant seksual

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2024, 13:41

Këtë të hënë, në doganën e Kosovës janë sekuestruar 2 mijë e 880 kavanozë me mjaltë stimulant seksual, në vlerë 40 mijë euro.

Policia ka ndaluar makinën që po kontrabandonte mjaltin stimulues përmes rrugëve malore në Viti. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 kavanozë me mjaltë që përdoret si stimulues seksual.

Ende nuk dihet se kush ishte porositësi i këtij lloj 'mjalti' dhe ku do shitej.

Njoftimi i policisë Kosovë:

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit