Pas vetëvrasjes së gruas, Xhemal Loka tentoi të arratisej nga Shqipëria me 2800€ dhe 27000 lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2024, 12:25

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, akuzohet se ka shtyrë gruan drejt këtij akti të rëndë.

Këto akuza përforcohen edhe më tepër nga fëmijët e 41-vjeçares që thonë se babai ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tyre. Por jo vetëm kaq pasi menjëherë pas ngjarjes së rëndë ai ka tentuar të largohet nga Shqipëria me 2800 Euro dhe 27000 Lekë.

Në banesën e tij, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”. Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Loka ka mohuar akuzat e fëmijëve duke thënë se sherret mes tyre ishin normale, si çdo çift tjetër dhe se vetëvrasja ka ardhur për shkak të TikTok-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit