Fari Halili është 87-vjeçari që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë.
I moshuari ishte larguar nga shtëpia që prej 18 Dhjetorit dhe familjarët e kërkonin kudo. Trupi i 87-vjeçarit është gjetur i mbuluar me baltë në një arë në lagjen nr.17 të këtij qyteti.
87-vjeçari vuante nga skleroza por rrethanat e vdekjes së tij ende nuk dihen.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes".