Ekskluzive/ 7 ditë në llucë, gjendet trupi i pajetë i një personi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2024, 10:19

PËRDITËSIM

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë.

Trupi i një personi të pajetë u gjet paraditen e sotme në lagjen 17 të këtij qyteti. Dëshmitarë nga vendngjarja deklaruan se viktima ishte një i ri i moshës 17-vjeçare. Sipas informacioneve, kufoma kishte rreth një javë i mbuluar në baltë.

Policia njofton se viktima është një burrë i moshuar i moshës 88-vjeçare. Ai ishte raportuar i humbur në datën 18 Dhjetor nga vajza e tij.

NJOFTIMI

“Më datë 20.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja I. P., 61 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se më datë 18.12.2023, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit