Babai shqiptar dhunon dhe kërcënon vajzën: Po shitesh për pare!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2024, 10:16

Një 38-vjeçare nga Deçani, Kosovë ka denoncuar babanë e saj për dhunë në familje.

Vajza ka treguar se babai i saj pas një debati e ka kërcënuar dhe e ka akuzuar me fjalë nga më të ndryshmet, duke i shkaktuar shqetësim e frikë. Policia ka mësuar se babai e ka kërcënuar vajzën e tij me fjalët “me sakicë kom me ta hekë krytë” dhe i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, duke e akuzuar se “po shitesh me pare kur*ë”.

Policia ka arrestuar babain e 38-vjeçares i cili tani po hetohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit