Ministri serb lumturohet pas heqjes së vizave për Kosovën: 500.000 shqiptarë do largohen në Europë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.01.2024, 21:18

Miloš Vučević, ministri i Mbrojtjes në Serbi ka deklaruar publikisht lumturinë në përfitim të shtetit të tij për heqjen e vizave të shqiptarëve të Kosovës në zonën Shengen.

Sipas tij, serbët nuk kanë pse të mërziten për faktin se shqiptarët e Kosovës do të udhëtojnë të lirë në Shengen, pasi një pjesë e mirë e tyre do të largohen drejt BE.

Ndër të tjera Vučević deklaroi se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenović.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”,-tha Vuçević për mediat serbe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit