Aksidentohet makina e policisë në “Myslym Shyr”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2024, 21:22

Një automjet i policisë është aksidentuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk janë lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.

Policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por në një komunikim me JOQ thanë se ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, nëse kanë qenë në një aksion policor apo ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit