18-vjeçari me tumor në qafë! Trajtimi i kushton 25,000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.01.2024, 20:17

Ronaldo është 18 vjeç dhe vuan nga limfoma Jo Hodgkiniane B e gradës së lartë (limfoma Burkitt). Ai u diagnostikua me këtë lloj tumori të rrallë në shtator kur vuri re që qafa i ishte fryrë e që atëherë i është nënshtruar kurimeve tejet të shtrenjta.

Familja e tij nuk mundet më financiarisht. Ata e kanë dërguar Ronaldon në Janinë për kurim por djali nuk është i siguruar në spital. Të afërmit e tij kanë bërë thirrje që kushdo që mundet të ndihmojë për t’i shpëtuar jetën.

”Çdo cent është i vlefshëm”,-shkruan daja i tij në një shkrim prekës në GoFundMe-në e hapur për të nipin.

KONTRIBUONI KËTU:

GOFUNDME

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit