Vetëvrasja e 41-vjeçares, bashkëshorti: Faji i TikTok-ut, s’e kam dhunuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2024, 11:40

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë.

Loka para efektivëve të policisë ka mohuar akuzat se ka qenë ai shkaktar për vetëvrasjen e 41-vjeçares, nënë e katër fëmijëve.

Ai madje thotë se ka tentuar ta shpëtojë bashkëshorten duke e dërguar menjëherë në spital, duke shtuar se vetëvrasja ka ardhur pas postimeve denigruese që bëheshin për të në një faqe në ‘TikTok’.

“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar. Kam shpresuar deri në momentin e fundit që ajo të bëhet mirë. Kemi qenë të martuar për 23 vite” .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit