Shkëputet një pjesë e avionit 20 minuta pasi u ngrit në fluturim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.01.2024, 08:05

Një avion i Alaska Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Portlandit të premten mbrëma pasi një pjesë e avionit shpërtheu në ajër.

Fotot dramatike tregojnë pjesën gjigante të trupit të avionit të shkëputur në lartësi. 174 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e fluturimit.

Disa pasagjerë humbën telefonat e tyre të cilët u thithën në ajër nga pjesa e hapur e avionit. Piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Një fëmijë pranë pjesës së shkëputur të avionit humbi bluzën e tij për shkak të presionit të ajrit. Një person u shoqërua për ndihmë mjekësore, pa lëndime të tjera në njerëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit