Identifikohen 3 prej autorëve të dyshuar që sulmuan shqiptarët në Mal të Zi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2024, 23:50

Tre të rinj shqiptarë u sulmuan papritur në afërsi të Herceg Novit në mënyrë barbare nga 8 persona të panjohur të veshur me veshje ushtarake. Ndërkohë janë identifikuar tre personat e dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Zelenikë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi, ku thuhet se po punohet për kapjen e tyre.

Referuar njoftimi të Policisë është marrë në orët e pasdites, ku përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur.

Theksojmë që të rinjtë ishin nisur për në Gjermani në rrugë tokësore, por sapo kanë zbritur nga trageti në afërsi të Herceg Novit të Malit të Zi, janë sulmuar nga personat e paidentifikuar të cilët i shkaktuan dëme të rënda dhe si pasojë përfunduan në urgjencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit