Mbrëmjen e sotme një tjetër aksident I rëndë është regjistruar në Tiranë në afërsi të TEG-ut.
Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit është përplasur një person. Deri me tani dyshohet për një viktimë teksa dëshmitarët shprehen për JOQ se kanë parë një person te mbuluar me çarçaf. Raportohet se viktima është 55 vjeç. Gjithashtu bëhet e ditur se aksidentit sapo ka ndodhur.
"Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.