I riu në Pogradec bashkëjetonte me “të dashurën” 12-vjeçare, prindërit e tyre ishin të lidhur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2024, 18:00

Një 12-vjeçare nga Pogradeci dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar.

Mamaja e vajzës ka denoncuar rastin në polici duke treguar se djali i ish-partnerit të saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ajo ka denoncuar 29-vjeçarin pas ndarjes nga babai i tij dhe bashkëjetesës që ato kishin. Hetuesit kanë dyshime se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.

Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka treguar se prej 2 vitesh ka qenë e lidhur, me dëshirë me 29-vjeçarin.

Ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe prindërit e tyre në të njëjtën shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit