Thethi është një prej destinacioneve më të vizituara nga shqiptarët por edhe nga turistët e huaj.
Si verës ashtu edhe gjatë dimrit, Thethi vizitohet nga mijëra turistë.
Por tani që jemi në stinën e dimrit, Thethi nuk është mbuluar nga dëbora ashtu siç duhet, por nga mbeturinat.
Banorët e zonës janë tepër të shqetësuar nga këto plehra pasi nuk janë një reklamë e bukur për turistët e huaj që po pushojnë gjatë këtyre ditëve atje.
Ata kërkojnë që kryebashkiaku Benet Beci të marrë masa të menjëhershme për këtë problematikë, pasi vetë nuk kanë çfarë të bëjnë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershnetje, Kemi nje problem te mall ne zonen e thethit ku ka shum vizitor te huaj ne kte koh dhe fshati asht mbulu nga mbeturinat e jo nga bora, Ne qoft se asht e mundur ti postoni sa ma par