Një person nga Kosova është ndaluar në Shkup, dyshohet për kontrabandë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2024, 12:29

MPB lajmëron se me datë 05.01.2024 rreth orës 16:30 në rrugën “Jadranska Magistra” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kalimit në kalimin Kufitar Bllacë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë ndaluar N.H.(49) nga Kosova, për shkak të dyshimit për krimi i kryer “kontrabandë”.

Gjatë kontrollit, në automjetin mallrash “Reno” me markë kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, i është gjetur malli për të cilin nuk kishte dëshmi të origjinës, përkatësisht nuk kishte dokument zyrtar të vërtetuar. Automjeti dhe malli janë sekuestruar për procedim të mëtejshëm, ndërsa personi është ndaluar në Komisariatin e Policisë Çair.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit