Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë dy shqiptarë nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2024, 10:04

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në Hungari.

Raportohet se në këtë aksident janë përfshirë dy të rinj nga Kosova të cilët kanë humbur jetën.

Ata po vinin në Kosovë.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.

Ndërkohë këto fotografi që pretendohet se janë të aksidentit janë publikuar në grupin "marakli t'kerreve" ku një qytetar ka thënë se aksidenti ka ndodhur në Hungari pas mesnate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit