Shqiptarja i zhvati 290 mijë euro biznesmenes greke, shërbëtorja e ‘fundosi’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2024, 23:42

Një shqiptare ka vjedhur një biznesmene të njohur greke, Dimitra Katsafadou. Ngjarja është regjistruar më 17 shkurt 2023, ku bëhet me dije se 32-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria e cila ishte në pozicionin e asistentes i ka rrëmbyer biznesmenes një shumë prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Pasi ka realizuar aktin e vjedhjes, autorja ka vendosur të largohet jashtë vendit, ku është lokalizuar e më pas arrestuar në Britaninë e Madhe.

Mësohet se pasi ka kërkuar ndjesë para autoriteteve, 32-vjeççrja është liruar me kusht . Ishte shërbëtorja e shtëpisë ajo që e kapi 'mat' atë me para të futura në qese.

“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë mjetit. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste të akuzuarën. Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova të akuzuarën, e cila mbante në duar thasë të gjelbër të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”, rrëfeu ajo.

Ndërkohë që një person nga mjedisi familjar i Dimitra Katsafadou ka deklaruar në Polici: “E pandehura prej rreth dy vitesh ka qenë punonjës i firmës dhe person i besuar i viktimës. Edhe pse kujdesej për shtëpinë dhe jetonte me rotacion, ajo nuk kishte çelësa për të dhe nuk kishte për detyrën të bënte shumë për menaxhimin e parave të kompanisë. Por, ajo e dinte për dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap.”

Ndërkohë dëshmia e vëllait të Dimitra Katsafados:

Në një prononcim për 'MEGA', vëllai i Dimitra Katsafados, Nikos Malakodimos, u shpreh se ka bërë padi pikërisht në të njëjtën ditë kur u zbulua vjedhja. “Etiketa ka ardhur për të marrë shenjat e gishtave, kanë parë që mungon shuma e parave. Ky njeri u gjet duke kaluar kufirin në të njëjtën ditë në Shqipëri”, tha z.Malakodimos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit