Erion Veliaj, i njohur në popull si Lal’ Betoni, nuk ndalet asnjë moment me tenderat që organizon për të rrjepur sa më shumë nga paratë e taksapaguesëve të kryeqytetit shqiptar. E kemi parë të abuzojë me lloj-lloj tenderash dhe natyrisht duke qenë se nuk ka skrupuj, tashmë i ka ardhur radha që të abuzojë edhe me godinat e studentëve.
Bëhet fjalë për një tender me objekt “Studim Projektim Ndërtim Godina 23" që mban numrin e referencës REF-82217-10-04-2023. Ky tender ka si fond limit vlerën 6,372,784 lekë të reja pa TVSH ose rreth 76 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës vihet re se tenderi ka kaluar në dy faza skualifikimi. Pas skualifikimit të një firme në fazën e parë, kanë mbetur për në fazën e dytë tre garues. Nga këta, në fazë e dytë janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit, çka e klasifikon këtë tender me “Flamur të kuq”, pra të dyshimtë se diçka është luajtur pas kuintave.
Në fakt, rezulton se fituesi gjithashtu ka ofruar edhe vlerën më të lartë nga të tjerët. Bëhet fjalë për bashkimin e kompanive “TESLA VIZION” shpk në pronësi të Marjeta Ujkashi dhe Defrim Celami & “INFRATECH” shpk në pronësi të Filjana Veizaj.
Oferta e tyre është në vlerën 6,028,427 lekë të reja pa TVSH ose gati 72 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveç shkeljeve të evidentuara më sipër, rezulton gjithashtu se vlera fituese është sa 95% e fondit limit të tenderit. Si gjithmonë SPAK vazhdon të ketë “frikë” për t’u marrë me Lal’ Betonin, edhe pse ka abuzuar me godinate studentëve të gjorë.