Më 24 Korrik të vitit 2022, Bajram Begaj u zgodh President i Shqipërisë duke pasuar Ilir Metën. Edhe pse Begaj ka një vit në krye të këtij posti kaq të rëndësishëm, presidenti Begaj nuk ka mundur dot t’i shmanget një gafe të rëndë.
Ai ka uruar Violeta Berishën për betimin e saj si kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey, duke theksuar qe ajo është e para grua shqiptare që merr një detyrë të tillë. Por në fakt, presidentit Begajt i duhet të kërkojë pak më shumë para se të postojë në profilin e tij zyrtar. Thënë kjo pasi rezulton se shqiptarja Konstantina Beqari (Bequary) a.k.a Konnie Lukes ka qenë Kryebashkiake e Worcester, Massachusetts nga viti 2007 deri në vitin 2010 !!
“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan presidenti i vendit Bajram Begaj.