Duket se ish-reperi Feronit Shabani ka lënë pas përfundimisht historinë e tij me Arbenita Ismajlin me të cilën ka edhe një vajzë. Burime të afërta me të kanë konfirmuar martesën me një vajzë tjetër të besimit Islam.
Të njëjtat burime konfirmojnë se ajo është arsyeja që ai ka mbyllur edhe rrjetet sociale.
Fero pësoi një ndryshim drastik pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe ngjarja u bë publike. Ish-reperi iu përkushtua fesë Islame si një besimtar i devotshëm. Ai i kërkoi disa herë rikthim Arbenitës por kjo e fundit refuzoi.
Në lidhje me lutjet e Feros për rikthim përflitej se i kishte kërkuar ish-bashkëshortes të mbulohej për hir të fesë së tij, por kjo e fundit kishte refuzuar për shkak të punës si modele.