Aksident i rëndë në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, dy të vdekur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.01.2024, 13:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

“Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi”. me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me shenja të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.

Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit