Meloni ndërpret konferencën: Më falni, duhet të shkoj në tualet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2024, 21:49

Një situatë aspak normale për zyrtarët ka ndodhur teksa kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka qenë duke zhvilluar një konferencë për shtyp.

Në një moment Meloni ngrihet me vrap nga konferenca dhe thotë: Më falni, duhet të shkoj në tualet.

Pra, nevojat personale e kanë detyruar kryeministren italiane të largohet literalisht me vrap.

Kujtojmë që një situatë e ngjashme e sikletshme që u shoqërua me spontanitet, ndodhi në shpërthimin në Vilnius, pas samitit të NATO-s në Lituani, kur Meloni nuk e fshehu mundimin e saj për takat e larta. Më dhembin tmerrësisht këmbët”, u tha ajo gazetarëve.


FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit