Dan Hutra tentoi të arratiset nga burgu, krijoi mjet prerës nga tenxheret

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.01.2024, 20:42

Dan Hutra, i quajtur ndryshe si vrasësi i grave, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.

Ndërkohë që detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me planin e arratisjes së Dan Hutrës nga burgu. Mësohet se Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier. Zbulohet se ai kishte shtypur tenxheret për të krijuar një mjet prerës, që do ta përdorte për prerjen e zgavrës së hekurit.

Më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit