U vazhdohet për 30 ditë paraburgimi të dyshuarve për vrasjen e Vanjës dhe Panços

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2024, 16:01

Edhe 30 ditë të tjera shtesë paraburgim janë caktuar për të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Panços.

Gjykata Penale vendosi që Vllatko Kekishov, Bore Videvski, Velibor Manev dhe babai i Vanjës, Aleksandër Gjorçevski, të mbeten në paraburgim.

Ata janë të dyshuar për vrasjen dhe kidnapimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit 77 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski.

30 ditë paraburgim iu shqiptua edhe vozitësit Stefan Dimovskit, i cili nga Serbia e ka dërguar në Turqi Lupço Pallevskin – Pallço dhe me këtë ka ndihmuar në arratisjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit