Nuk shkoi në punë, shqiptari në Itali gjendet i varur në pemë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2024, 15:03

Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një pemë në fshatin Vetriolo, Bagnoregio, Itali.

Pasditen e 2 Janarit, pronari i tij ka dhënë alarmin për zhdukjen e shqiptarit pasi ai nuk ishte paraqitur në punë si zakonisht. Autoritetet italiane të kërkimit të njerëzve të humbur në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe policinë u vunë në kërkim të shqiptarit.

Por rreth orëve të vona të darkës, gjetën 55-vjeçarin e varur në një pemë në fshatin Vetriolo ku kishte shkuar për biznes. Ekipet e shpëtimit nuk mund të mos konfirmonin vdekjen e tij. Pas hetimeve, trupi i pajetë i burrit me origjinë shqiptare iu kthye familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit