Rrahja në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga persona të dyshuar, dy zyrtarë janë lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2024, 13:08

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike, e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se rreth orës 10:00 në këtë pikëkalim kufitar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë detaje të tjera, por sipas mediumit “ATV” i cili ka publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës. Në pamjet e publikuara dëgjohen bërtitma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit