Gjyqtarja po e dënonte, i akuzuari hidhet mbi tavolinë dhe e sulmon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2024, 12:43

Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një i pandehur gjatë dënimit të tij në seancën gjyqësore.

Gjyqtarja e qarkut Clark County, Mary Kay Holthus ishte duke shpallur dënimin për Deobra Delone Redden kur ai u hodh mbi tryezën e mbrojtjes dhe tavolinën e gjyqtares dhe u hodh sipër saj.

Videoja e kapur në kamerat e sallës së gjyqit tregon Redden, 30 vjeç, duke bërtitur përpara se t'i hidhej gjyqtares Holthus, e cila u përplas me murin duke pësuar lëndime të lehta. Redden u përlesh në dysheme me disa zyrtarë e gjykatës. Një marshall i sallës së gjyqit, i cili pësoi lëndime gjatë përpjekjes për të hequr të pandehurin, u shtrua në spital me një gjakderdhje në ballë dhe një shpatull të vrarë.

Incidenti në Qendrën Rajonale të Drejtësisë në Las Vegas shkaktoi një përleshje ku përfshiheshin zyrtarë të gjykatës dhe avokatë. Pas kësaj ngjarje Redden u arrestua dhe përballet me akuza të reja penale, duke përfshirë sulmin ndaj një personi të mbrojtur duke iu referuar gjyqtarit dhe oficerëve të gjykatës.

Redden nuk ishte në paraburgim kur mbërriti në gjykatë të mërkurën. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të errëta teksa qëndronte pranë avokatit të tij, duke i kërkuar gjykatëses falje për atë që kishte bërë. Por kur ajo nuk e pranoi këtë falje, ai e sulmoi në mes të seancës gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit