Deri në pesë orë pritje për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave të reja në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2024, 09:47

Qytetarët presin deri në pesë orë për të marrë dokumentet e reja personale që kanë emrin e ri kushtetues të vendit, Maqedonia e Veriut, në sportelet e ndërtesës së Radio Televizionit të Maqedonisë në Shkup. Maltretimi i qytetarëve për marrjen e dokumenteve të reja nuk përfundon vetëm me pritjen gjatë gjithë ditës për dorëzimin e kërkesave dhe fotografimin pa caktuar termin në stacionin e policisë “Prolet”, por vazhdon edhe kur pas 15 ditësh pune shkojnë për të marrë dokumentet sepse qindra qytetarë qëndrojnë në radhë.

Përveç kësaj, terminet për fotografim janë të zëna, kështu që ata presin deri në 6 muaj.

“Sdk.mk” pas reagimeve dhe thirrjeve të shumta të qytetarëve dje ka shkuar në degën e MTV-së. Rreth orës 12:30, korridori i katit të parë ku lëshohen letërnjoftimet dhe pasaportat ishte i mbushur me njerëz kryesisht të moshuar. Disa prej tyre rrinin në radhë, disa rrinin në gardh dhe të tjerë që nuk qëndronin më, sepse prisnin me orë të tëra, ishin ulur në shkallë. Njerëzit që prisnin para derës ishin ngjitur me njëri-tjetrin dhe nuk lëviznin nga frika se dikush do t’u zërë vendin dhe nuk do të mund të hyjnë të marrin dokumentet.

Ata thanë se presin me orë të tëra dhe ndodh që nuk mund të marrin dokumentet e tyre.

Ndryshe nga sporteli për procedurë të rregullt, ata që nxjerrin dokumente të reja me procedurë të shpejtë shkojnë në një sportel tjetër që ndodhet në katin përdhes dhe aty presin rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e dinë se ka sportel të posaçëm për ata që kanë paguar për procedurë të përshpejtuar, ndaj presin në radhë për procedurë të rregullt.

Nga MPB Maqedoni thonë se po shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet që qytetarët të pajisen me dokumente të reja.

“Krahas punës së rregullt me ​​termin, në stacionin policor ‘Prolet’ mundësuam edhe fotografimin për dokumente personale pa termin. Sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet funksionojnë edhe në fundjavë dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet. Sigurisht që në këtë drejtim do të merren masa shtesë”, thonë nga MPB.

Ministri Oliver Spasovski më 26 dhjetor deklaroi se po punohet intensivisht dhe se deri në fund të janarit të gjithë qytetarët do të përfundojnë fotografimin për dokumentet e reja të identitetit.

Sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë e vitit 2017, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen 30-vjeçare për emrin e vendit, dokumentet personale duhet të ndërrohen deri më 12 shkurt të këtij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit