Konfiskohet një armë e 11 fishekë në një fshat në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2024, 09:03

Policia e Kosovës ka bastisur dje një shtëpi në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, atje policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Pleshinë, Ferizaj 03.01.2024 – 18:30. Njësit policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit