Arti është në zi pasi është ndarë nga jeta piktorja 80-vjeçare Krisanthi Kocibelli Turtulli.
Bëhet me dije se piktorja korçare vuante nga një sëmundje e rëndë teksa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.
Kujtojmë që rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja.