Statistikat/ Gjatë vitit 2023 shqiptarët blenë ‘online’ më shumë rroba dhe këpucë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.01.2024, 22:25

Të blesh ‘online’ tashmë nuk është një risi për shqiptarët, te cilët çdo ditë e më shumë po e praktikojnë këtë metodë për të bërë ‘shopping’.

Në një bilanc të vitit që lamë pas, blerjet “online” janë kryer nga 38,5% e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej rreth 3,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.

Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë me 88,8% ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit