Të paktën 24 persona janë konfirmuar të vdekur në tërmetin e fuqishëm që goditi Japoninë qendrore në ditën e Vitit të Ri, ndërsa më shumë raporte për dëme erdhën dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën për të gjetur të mbijetuar sot.
Japonia është goditur që nga e dje nga 155 tërmete, duke përfshirë një goditje të madhe me magnitudë 7.6 dhe një tjetër mbi 6, tha Zyra Meteorologjike e Japonisë.
Shumica e tërmeteve kishin një magnitudë më të madhe se 3 dhe ndërsa forca e tyre është zbutur gradualisht, gjashtë lëkundje të forta u ndjenë sërish sot, deklaroi Agjencia Meteorologjike në Japoni.