Disa adoleshentë nga Zvirina e Korçës kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania në lidhje me një incident të çuditshëm që sipas tyre ka ndodhur në këtë fshat.
Ata shprehen se një burrë mori peng shokun e tyre duke e futur me forcë në shtëpinë e tij dhe duke i bërtitur atij dhe shokëve të tij me fjalor banal.
Adoleshentët informojnë se shkak për këtë ishte fakti se djali hodhi një kapsollë në rrugë.
Ata kanë dërguar edhe një video që kanë mundur të filmojnë.