Punonjësi i OSHEE: Na u premtua paga e 13-të për fundvit, por nuk e morëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2023, 23:42

Ndodhemi në prag të Vitit të Ri dhe shpërblimi është një nga elementët falenderues dhe motivues për punonjësit.Së fundmi një punonjës i OSHEE-së denoncon për Joq Albania se pavarësisht se u është premtuar një pagë e 13-të, kjo nuk ka ndodhur.

Ai thekson se punonjësit e OSHEE nuk e kanë marrë shpërblimin e fundviti, pavarësisht se kanë punuar edhe jashtë orarit. Punonjësi i OSHEE shpjegon se orët e zgjatura të punës kryesisht kanë ardhur nga mungesa e stafit. Po ashtu ai ngre problematikën e mungesave të uniformës.

Qytetari shkruan:

Pershendetje. Punojsit e oshee nuk Marrin shperblim Na prentuan per pag te 13 por nuk po marrim gje Tu punu orar pa orar. Tu punu edhe 12 or se nuk ka faturist zona tu duke ber punen e tjerve tu puni edhe ne shi. Uniforma nuk na kan sjell Dua qe te mbetem anonim Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit