Berberi i ARRSH “qeth” 11 miliardë edhe pse firma tjetër ofroi 1.7 miliardë më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.12.2023, 22:25

Një tender me përmasa skandaloze vjedhjeje është organizuar nga Evis Berberi i ARRSH-së. Berberi, ashtu si Blendian Dalipi i OSSH, janë ndër shpërdoruesit më të mëdhenj të fondeve publike. Kësaj radhe duket se Evis berberi ka luajtur “rëndshëm” pasi ka “qethur” me një “të rënë” plot 11 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por skandali nuk qëndron vetëm tek kjo shifër kolosale, por edhe për faktin se u shpall fituese firma që ofroi 1.7 miliardë më shumë se një konkurrent tjetër pjesëmarrës.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-83560-10-12-2023 dhe me objekt “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh”. Fondi limit i saj është caktuar në vlerën 1,086,171,104 lekë të reja pa TVSH ose gati 13 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, vihet re se kanë marrë pjesë në të 6 kompani. Nga këto fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “BE – IS SH.P.K & VELLEZERIT HYSA & ERGI” për një vlerë prej 947,590,308 lekë të reja pa TVSH ose rreth 11 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Shihet ndërkohë se njëra prej pjesëmarrësve ka ofruar plot 1.7 miliardë lekë me TVSH më pak por megjithatë nuk është konsideruar aspak si opsion nga Evis Berberi. Tendera me shifra të tilla dhe sidomos kur lënë vend të madh për dyshime, janë të denjë për të filluar menjëherë hetimi nga SPAK. Por për habi kjo nuk ndodh kurrë. Arsyet mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit