Ditën e sotme shumë qytetarë u bënë dëshmitarë të një ngjarje të çuditshme.
Një autoambulancë e Urgjencës Kombëtare në vend që të ishte në krye të detyrës duke ndihmuar njerëzit e sëmurë në nevojë, bënte xhiro nëpër Tiranë me sirena ndezur dhe me kamera.
Sipas qytetarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Bulevardin Zogu i Parë.
Autoambulanca e Urgjencës Kombëtare kishte ndezur sirenat dhe ecte me shpejtësi duke bërë xhiro rreth bulevardit.
Të gjithë kujtuan se kishte ndonjë rast urgjent por më pas u vu re se në sediljen e parë në krah të shoferit, qëndronte një kameraman me kamera profesionale duke filmuar.
Si duket Brataj është më i interesuar të japë shfaqje me autoambulancat që paguhen me taksat e shqiptarëve sesa të ndihmojë qytetarët që kanë nevojë urgjente.