Rastet e magjive nuk janë të pakëta në Shqipëri. Këto metoda të errëta bëhen me qëllime të caktuara kundrejt një personi.
Së fundmi një vajzë ka denoncuar në redaksinë tonë një rast magjie në Lushnje.
Ajo thotë se teksa ecte në fshat, në një kryqëzim ka parë një grumbull letrash me ngjitës të zi. Vajza thotë se kjo është magji pasi ka shumë raste kur letrat i shkruajnë dhe më pas i mbështjellin sërish me letra të kënduara dhe i lidhin me ngjitës të zi.
Nga frika ajo nuk e ka hapur letrën për të parë se çfarë ka brenda por e di se kjo është një magji pasi ka hasur edhe në raste të tjera magji të ngjashme.
Sipas saj, magjia në kryqëzimin e rrugës ishte për një nga banorët e fshatit.
Mesazhi i vajzës:
Prsh joq,ja magjirat qe behen neper fshatrat e lushnjes.Isha duke kaluar rruges dhe e pashe,ishte ne kryqzim per nje nga banoret qe jetonin ne fshat,nuk ishte ne nje banese.
Nuk e hapa sepse kisha frike,por me sa kam pare ne jeten time dhe her tjeter eshte nje magji,sepse ka lloje te ndryshme magjish dhe zakonisht brenda fusin dicka r mbeshtjellin dhe i vendosin dicka te zez.Ne kte rast nuk e di cfare ka brenda sepse u friksova por mam pare dhe here tjeter magji te tilla por jo ne kete fshat,ne banesat ne lushnje. Letra te shkruara tr ngjitur me nje leter tjeter te kenduara dhe te ngjitura me ngjites te zi jane magji