I pangopuri Skerdi Drenova vjedh 160 MLN me rrobat e punës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2023, 19:52

Skerdi Drenova drejtuesi momental i OST, Operatori i Sistemit të Transmetimit, rezulton të jetë tepër i pangopur, njësoj si gjithë “kolegët” e tij të tjerë. Soji i tyre janë vendosur në krye të këtyre institucioneve vetëm për një gjë: të shpërndajnë në xhëpat e qeveritarëve paratë e pista të përfituara duke vjedhur paratë e shqiptarëve.

Këtë normalisht e bëjnë nëprmjet realizimit të porcedurave të prokurimit që organizojnë institucionet shtetërore që drejtohen prej tyre. Pangopësia e Skerdi Drenovës, në rastin konkret duket në faktin se ka future duart edhe tek paratë për blerjen e rrobave të punës për stafin e tij.

Po ku konsiston vjedhja? Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-77564-08-16-2023 dhe me objekt “Blerje rroba pune”, për një fond limit në vlerën 13,290,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse studiojmë dokumentacionin e këtij tenderi, shikojmë se kanë marrë pjesë vetëm 3 firma. Nga këto fituese është shpallur ajo që ka dhënë vlerën më të lartë. Bëhet fjalë për kompaninë ALB-GERALD 2023 në pronësi të Lumturi Sulo.

Kjo kompani ka fituar duke ofruar vlerën 12,999,969 lekë të reja pa TVSH ose gati 160 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo shifër rezulton të jetë gati 30 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë sesa oferta më e ulët.

Jo vetëm kaq por ajo është gjithashtu sa 98% e fondit limit të tenderit. Të gjitha këto vërtetojnë më së miri pangopësinë e Skerdi Drenovës i cili nuk lë pa vjedhur as tek rrobat e punonjësve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit