Është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare gazetari i njohur nga Kosova Arton Turkaj. I riu moderonte një emision në Kosovë dhe kishte një karrierë të suksesshme në gazetari.
I ndarë nga jeta në moshë fare të re, Artoni ishte një personazh sarkastik i cili pasqyronte me humor të zi e sarkazëm postimet e tij. Miqtë e tij e të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e një mendjeje të ndritur teksa lëvdatat për të ndjerin kanë qenë të shumta.
Ka qenë një status i fundit në Facebook i gazetarit të njohur për ditën e Krishtlindjeve që ka ngjallur polemika të pafundme në rrjet edhe pas ndarjes së tij nga jeta.
#RIPArton 🕊 #ngushëllimefamiljarëve 🙏🏻