Veliaj fut duart dhe te buka e personave me aftësi të kufizuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2023, 21:52

Erion Veliaj duket se nuk ka skrupuj. Pasi është shëndoshur shumë kohët e fundit si pasojë e përqindjeve që merr për çdo leje ndërtimi në Tiranë, Veliaj duket se është i pangopur.

Themi kështu pasi rezulton se ka futur duart edhe tek buka e personave me aftësi të kufizuar. Këtë e ka bërë nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-88777-11-22-2023 me objekt “Furnizim dhe shërbime me ushqim për menca”.

Fondi limit i kësaj procedure është 8,373,300 lekë të reja pa TVSH ose gati 100 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi shohim me neveri se ka abuzime.

Kjo neveri shtohet akoma më tej kur shihet se abuzimi është bërë me ushqimet për persona me aftësi të kufizuar. Në tender kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani por për çudi ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë NELSA në pronësi të Elsa Kamberi. Kjo kompani ka ofruar shifrën 7,536,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por ndonëse dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë ofruar më pak, madje njëra prej tyre rreth 18 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak, përsëri nuk është marrë në konsideratë.

Si përfundim fituese është shpallur pikërisht NELSA e cila ka ofruar edhe shifrën më të lartë nga të gjithë. Kjo shifër rezulton të jetë sa 90% e fondit limit, duke shtuar akoma më tej dyshimet për parregullsi në tender.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit