Prej disa ditësh në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme mes të vetëquajturit Princ Leka dhe Elia Zaharia, bashkëshortes së tij.
Këto zëra i kanë përforcuar më tej edhe fotot që të dy ata kanë publikuar me rastin e Krishtlindjes, ku ndryshe nga herët e tjera nuk kanë dalë së bashku por secili ka dalë me vajzën e tyre.
Ndërkohë ditën e sotme në shumë media u aludua se ndarja ka ndodhur vërtetë dhe se aktualisht Leka është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.
Për të mësuar rreth së vërtetës, JOQ Albania kontaktoi me fotografen për të marrë një konfirmim se si qëndronte e vërteta.
Përgjigjia e saj ishte: