“Diti” i Postës “gostit” BNT ELECTRONICS me 700 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2023, 22:23

Ardit Demiri, drejtuesi aktual i Postës Shqiptare vazhdon pa asnjë pengesë të bëjë atë punë që di të bëjë më mirë. Nuk e kemi fjalën për aftësinë por për kanalizimin e fondeve të marra nga taksat e qytetarëve, drejt xhepave të oligarkëve.

Thuajse pjesa dërrmuese e tenderave të Postës Shqiptare janë të dyshimta dhe me fitues të paracaktuar. Kjo evidentohet lehtë nga mënyra se si janë dhënë tenderat në të kaluarën duke vazhduar edhe aktualisht.

Pavarësisht ndërrimit të drejtuesëve të saj, krijohet përshtypja se institucioni i Postës Shqiptare është destinuar të shërbejë si një lopë që duhet të milet mirë e mirë. Në rastin konkret, Ardit Demiri ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-76141-07-26-2023 me objekt “Blerje pajisje Informatike (Kompjuter, Printer multifuksional, Printer termik, Printer traktor, Fotokopje A4 me ngjyra, Palmar, Monitor televizori, Barcod Reader)”.

Fondi limit i tij është caktuar në shifrën 70,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 840 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shikojmë dokumentat e tenderit, vëmë re se njëri nga pjesëmarrësit ka dhënë ofertë më të ulët sesa fituesi, megjithatë nuk është marrë parasysh nga “Diti” i postës.

Si përfundim fituese është shpallur firma BNT ELECTRONICS në pronësi të Leonard Terpo dhe Jovan Bojdani, për vlerën 56,360,900 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. E vetmja gjë që mbetet për t’u zbuluar është se sa lekë nga kjo gostitje, kanë përfunduar në xhepat e vetë Ardit Demirit si “shpërblim” për shpalljen e fituesit që “duhej” shpallur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit