“Shkatërrimi i ONE punë e brendshme/ E hodhi në erë Arbër e Erion Veliaj për ta shitur për skrap!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.12.2023, 16:31

Ekzistojnë disa teori për shkatërrimin që po i bëhet kompanisë telefonike One. Disa burime për JOQ shkruajnë se situata është aq serioze sa kompania po operon me antenat e Vodafone.

Ka po ashtu zëra që aludojnë blerjen nga kjo e fundit pas rënies së vlerës së aksioneve drastikisht pas sulmeve të hakerimit dhe fshirjes së miliona të dhënave që çoi kompaninë telefonike hajdute në kolaps.

JOQ Albania ka shkruar pak ditë më parë për klientët e kompanisë së Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt duke përfshirë në listë si njërin prej tyre edhe ONE. Avokati Altin Goxhaj inkriminon në mënyrë të drejtpërdrejtë Veliaj Juniorin në këtë histori.

Ai shkruan se hedhja në erë e ONE është punë e brendshme për përfitime të vëllezërve Veliaj, teksa përmend Arbër Veliajn si kontrollor për komunikimin dhe aksesin në ONE.

Goxhaj shton se kompania po sabotohet nga brenda prej disa kohësh me qëllimin për t’u shitur për skrap, me Erion Veliajn që kontrollon stafin lokal të kompanisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit