Hakerohet ONE! Fshihen serverat e kompanisë telefonike që vodhi shqiptarët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.12.2023, 11:27

Duket se hakerat e Homeland Justice janë kthyer në Robin Hoodin e këtyre festave për shqiptarët.

Ata kanë hakeruar 5 petabajt nga të dhënat e kësaj kompanie. Një sasi të madh informacioni të fshirë nga serverat e One që do të thotë se nëse kompania telefonike nuk ka back-up për të dhënat e klientëve do të duhet të shpallë falimentin!

Aplikacioni i ONE ka dalë jashtë funksionit teksa qytetarët po e quajnë “larje të haqeve të tyre” me vjedhjet dhe mashtrimet e pafundme që kjo kompani ka bërë në kurriz të klientëve që i dhanë besimin dhe paratë e tyre.

Po qarkullojnë informacione se dëmi i bërë është shumë i madh dhe se aksionet e ONE kanë rënë drastikisht.

MESAZHU I HOMELAND JUSTICE:

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.

Hakerat thonë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit