Vajza i thyen fshirësen e xhamit makinës së Vodafone: Lër numrin te JOQ po pate b…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.12.2023, 10:29

Një makinë e kompanisë Vodafone i ka zënë rrugën një qytetareje dhe familjes së saj mëngjesin e sotëm. E irrituar qytetarja shprehet se u kërkoi ndihmë komshinjve të dilte për të shkuar në punë.

Vajza shprehet se në mungesë të një leve për t’i thyer xhamin i ka thyer fshirësen e xhamave. Ajo kërkon që Vodafone të lërë një numër kontakti në redaksinë e JOQ për të dëmshpërblyer dëmin dhe se do sqarohet personalisht me ta.

“Pershendetje, si jeni? Kjo makina e vodafone me ka zene rrugen dhe u detyrova te therrisja komshinjte per te ma hapur nga mbrapa se karrotreci vononte, sic e dime te gjithe policine e shtetit shqiptar dhe dua te te them qe tja postosh qe tha thyeva une fshiresen e xhamava se spo gjeja ndonje leve me i thy xhamin, nese ka ankese apo do leket per fshiresen te te lere numrin ty qe ta takoj dhe ti thyej koken kete here 🙃

Fshiren pas se para spo ja gjeja dot jo se e kisha ndonje problem me ja thy, se une isha vone per pune dhe spo gjeja ndonje gur me i thy xhamin 😅 Shpresoj te ta lere nr. qe ta terheqim zvarre si familje se na vonoi per pune. Zerin dhe fytyren do ia tregoj po pati b.the te lere numrin”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit