Edhe pse 7 firma dhanë më pak, Ilir Xhakolli i fut në xhep Luan Kaprit 850 MLN

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.12.2023, 22:12

Ilir Xhakolli rezulton të jetë një enë me vrima të mëdha, ku “uji” i parave publike, në vend që të qëndrojë brenda enës, derdhet nga vrimat e del jashtë duke përfunduar në xhepat e tij dhe të biznesmenëve me të cilët ndan paratë e tenderave.

Në rastin e sotëm, Ilir Xhakolli, kryetari aktual i Bashkisë Pogradec, ka patur përballë një ndër dashuritë e vjetra të Pograecit, Luan Kapri. Ky i fundit njihet si biznesmen i djathtë dhe kushëriri i ish-kryetarit demokrat të bashkisë, Eduard Kapri.

Gjasat janë të larta që në të vërtetë paratë përfundojnë në duart e vetë Eduard Kaprit, duke patur në këtë mënyrë një shëmbull tipik se si pozita e opozita bashkëpunojnë së bashku dhe qarkullojnë paratë e popullit në duart e njëra-tjetrës.

Më konkretisht tenderi i sotëm mban numrin e referncës REF-78330-08-25-2023 dhe ka si objekt “Sistemim i Lumit të Buçimasit dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës Rrugore”. Për këtë procedurë është akorduar një fond limit në vlerën 79,282,029 lekë të reja pa TVSH ose rreth 950 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse hapim “lakrat” do të shohim që në tender kanë marrë pjesë në total 9 operatorë, nga të cilët 7 kanë ofruar vlera më të vogla ose nuk kanë ofruar fare vlerë. Megjithatë kjo nuk e ka shqetësuar aspak Ilir Xhakollin i cili ka bërë gati valixhet me paratë e popullit dhe ia ka dorëzuar Luan Kaprit.

Firma e tij REJ është shpallur si përfundim fituese për vlerën 70,743,198 lekë të reja pa TVSH ose rreth 850 milionë lekë të vjetra përfhsirë TVSH. I vetmi mister që ngelet pa ditur, është se sa prej këtyre parave kanë përfunduar në xhepat e kryetarit Xhakolli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit