SKANDAL/ Naldi i Veliajt dhe Xhetan Ndregjoni u vjedhin GJYSMË MILIARD Lekë të vdekurve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.12.2023, 15:42

T’i zhvatësh lekë të gjallëve për “qokë” tek të vdekurit e lekët e “qokave” t’ua falësh oligarkëve! Është ky përshkrimi i përpiktë e banal i tenderit më të fundit të Institucionit të Mjekësisë Ligjore të drejtorit Bledar Xhemali.

Të vjedhësh edhe tek të vdekurit e t’ua falësh klientëve të qeverisë është kulmi i skandalitetit që përshkruan më së miri degjeneratën e kësaj qeverisjeje. Në tenderin e fundit të IML, me objekt prokurimi: Shtesë një kat dhe rikonstruksion të IML dhe Morgut, janë shpallur kompanitë e oligarkëve Renaldo Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni.

Tenderi me vlerë fituese mbi mbi 504 MILIONË LEKË i është dhënë totalisht në shkelje kompanisë së klientit të Veliajt Renaldo Petritajt “Rafin shpk” dhe asaj të investitorit strategjik të Portit të Vlorës Xhetan Ndregjoni, pronarit të “Ndregjoni shpk”.

I markuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjitha kompanive të tjera në garë, ky tender duhet të vihet si objekt nën hetim nga SPAK për klientelizëm dhe favorizim të klientëve të qeverisë.

E kjo për shkak se oferta më e ulët e ofruar nga një tjetër bashkim kompanish është skualifikuar me arsyetimin se oferta ekonomike ka gabime aritmetike. KJO OFERTË KA QENË 466 MILION LEKË, 38 MILION LEKË MË PAK SE AJO FITUESJA!

POR KUSH JANË KËTA KLIENTË TË QEVERISË QË FAVORIZOHEN NË TENDERA PUBLIKË?!

Renaldo Petritaj i “Rafin” është i përkëdheluri i Erion Veliajt të cilin e mban në prehër me para publike. Me kompaninë e tij me emër të ndryshuar të cilës i doli boja si kliente e kryetarit të bashkisë ai ka mundur të përftojë miliarda lekë nga qytetarët e Tiranës e jo vetëm, në disa tendera publikë me vlerë të majme të cilat i ka kthyer në mjete luksozë Audi e Range Rovera mijëra euroshe.


Xhetan Ndregjoni i “Ndregjoni shpk” është shpallur investitor strategjik me vendim të qeverisë dhe kryeministrit Rama si përfitues i i statusit Investitor Strategjik për projektin e investimit “Marina di Valona”, specifikisht për zhvillimin e njësive akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare.

Ai është përfitues i një numri të madh tenderash me shkelje po ashtu si burim klientelizimi, ushqim për hetim nga Altin “Gjumani” i “SKAP”, për të cilat JOQ do të investigojë në vijim për të bërë publike të gjitha vjedhjet e bashkëpunimet qeveri-oligarkë që pastrojnë paratë e pushtetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit