Niko Peleshi i Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka nevojë për ndonjë dorë lekësh pasi me siguri i kanë mbaruar ato që ka vjedhur deri tani. Kjo bazohet në faktin se së fundmi ai ka organizuar një numër të madh tenderash abuzivë e të denjë për SPAK.
Siç pritej, nuk ka patur ende asnjë reagim nga prokurorët e Dumanit dhe natyrisht kjo i ka dhënë dorë të lirë Nikos që të vazhdojë me tenderin e radhës. Kësaj here ai i ka dhënë rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH kompanisë RAFIN COMPANY e cila me letra është në pronësi të Renido Petritaj.
Ky i fundit bashkë me kompanitë e tij ka marrë tendera në vlera marramendëse nga pushteti, që në vitet e fundit kapin shifrën e rreth 30 milionë eurove. Përgjithësisht këto tendera kanë qenë të dyshimtë, pikërisht siç është edhe ky i sotmi.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i infrastrukturës në garnizonin Skënderbej” me numër reference REF-85600-10-27-2023 dhe me fond limit në vlerën 216,937,400 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.
Vihet re se ndonëse fituese është shpallur kompania e Renido Petritaj, 6 kompani të tjera kanë ofruar shifra më të vogla dhe nuk janë marrë në konsideratë. RAFIN COMPANY e Petritaj u shpall fituese për vlerën 170,619,035 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ajo garoi si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër NDREGJONI në pronësi të Xhetan Ndregjoni.
Ndërkohë Niko Peleshi ka future nën sqetull valixhen e radhës me para.