Bashkia e Shkupit: Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2023, 15:57

“Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Nga Bashkia thonë se janë lajme të rrejshme ato që e nxjerrin Shkupin si qytetin më të ndotur në vend dhe në botë.

“Këtë mëngjes, si çdo ditë tjetër që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, jemi dëshmitarë të lajmeve të rreme se në shekullin e 21-të, në epokën e teknologjisë së informacionit, kur të dhënat dhe e vërteta janë në dispozicion të të gjithëve, mund të verifikohen. Përkatësisht, nevoja për përhapjen e gënjeshtrës sensacionale për gjoja ndotjen e qytetit të Shkupit është e pakuptueshme për ne, sidomos për faktin se shërbimi global monitorues “WAQI”, i cili tregon të dhëna në kohë reale për nivelin e ndotjes në të gjithë qytetet në botë, tregon qartë se Shkupi nuk është as qyteti më i ndotur në Maqedoni dhe as në botë. Po ashtu, e njëjta gjë konfirmohet edhe në stacionet matëse kombëtare”, thonë nga Bashkia.

Si qytetet më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit, ata tregojnë për Kavadarin, Strumicën dhe Tetovën.

Ndryshe, sipas faqes “IQ Air”, sot në mëngjes Shkupi ishte qyteti i dhjetë më i ndotur në botë, ndërsa pasditen e sotme u ngjit në vendin e gjashtë.

Stacioni për matjen e cilësisë së ajrit në Shkup në orën dhjetë të mëngjesit të sotëm ka matur ndotje të lartë prej 189,51 mikrogramë për metër kub.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit